Atletico Madridi i ka dhënë sinjale Barcelonës para derbit që zhvillohet të mërkurën, pasi ka shkatërruar Sporting Gijonin, duke e mposhtur me rezultat ë thellë 5:0
Pas fitores së thellë së Barcelonës ndaj Leganes, që përfundoi 5:1, Atletico Madridi shkatërroi Sporting Gijonin – për t’i dhënë kështu sinjale kampionëve se janë në formë para udhëtimit në ‘Camp Nou’.
Antoine Griezmann (2’ dhe 31’), Kevin Gameiro (5’) dhe Fernando Torres (72’ dhe 90’), shënuan për fitoren prej 5:0 ndaj Sporting Gijonit.