Site icon PrishtinaPress

Atletico Madridi “rrëshqet” sërish në garë për titull, ndalet nga Espanyoli

Atletico Madrid ka bërë një tjetër hap prapa në luftë për titull në La Liga.

Madrilenët barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit spanjoll.

Azpilicueta me gol fantastik e kaloi Atleticon në avantazh në minutën e 38-të të ndeshjes.

Por, Puado nga penalltia në minutën e 71-të i dha një pikë Espanyolit.

Me këtë barazim, Atletico Madrid mbetet i treti me 57 pikë, gjashtë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Espanyoli mbetet i pesti me 29 pikë të grumbulluara.

Exit mobile version