Atletico Madrid ka bërë një tjetër hap prapa në luftë për titull në La Liga.
Madrilenët barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit spanjoll.
Azpilicueta me gol fantastik e kaloi Atleticon në avantazh në minutën e 38-të të ndeshjes.
Por, Puado nga penalltia në minutën e 71-të i dha një pikë Espanyolit.
Me këtë barazim, Atletico Madrid mbetet i treti me 57 pikë, gjashtë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Espanyoli mbetet i pesti me 29 pikë të grumbulluara.