Cristiano Ronaldo të martën mbrëma ka pasur një natë të paharruar duke shënuar tre gola në fitoren 3:0 të Juventusit ndaj Atletico Madrid, për të dërguar ‘Zonjën e Vjetër’ në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas golit të tretë, që njëherit ishte edhe vendimtar për kualifikimin e Juventusit, Ronaldo iu përgjigj Diego Simeones me festën e tij, duke festuar para tifozëve të Atletico Madrid.
Mediet në Itali të enjten kanë raportuar se UEFA mund të hap procedurë disiplinore kundër Cristiano Ronaldos, për provokim të tifozëve kundërshtarë.
Këto media shkuan aq larg sa parashikuan edhe një ndalim prej një ndeshje për portugezin.
Një ankesë drejtë UEFA-s për festën e Ronaldos, do ta dërgojë edhe Atletico Madrid. ‘Tuttosport’ shkruan se skuadra spanjolle ka filluar procedurat për gjestin e portugezit ndaj tifozëve.