Ditë më parë dështoi transferimi i Samu Omorodionit te Chelsea nga Atletico Madridi.
Arsyeja se pse nuk u finalizua kalimi i sulmuesit spanjoll në “Stamford Bridge” u përmed të ishte problemi me kontratën.
Ndërkaq tani duket se po dështon edhe një transferim anasjelltas.
Pothuajse ishte punë e kryer që Connor Gallagher po transferohej nga Chelsea te Atletico Madridi.
Sidoqoftë, të Kaltrit tani kanë kërkuar që anglezi të nxjerrë biletën për në Londër pasi që situata e shkuarjes së tij te Atleticoja vijon të jetë e paqartë.