Site icon PrishtinaPress

Atleti Zyberaj: Vrapova për shpirtin e babait, më la amanet

Me rastin e festës së 28 nëntorit, atleti nga Kosova Erzen Zyberaj, ka vrapuar një distancë prej 260 kilometrash, nga Prishtina në Tiranë.

Zyberaj tha se këtë aktivitet e ka bërë për nder të babait të tij, të cilën ia la amanet.

Ai tha se është rritur gjithmonë me frymën e patriotizmit dhe dashurinë e atdheut.

Atleti kosovar shtoi se e ka ëndërr që Kosova e Shqipëria të bashkohen.

“Kam vrapu për të githë ata shpirta të njerëzve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë. Unë kam vrapu për shpirtin e tij. Rruga më shkoi 28-orë. Ka pasur komente të ndryshme e pozitive. Babi im dhe ne jemi gjithmonë jemi rrit me frymën patriotike. Kemi shikuar gjithmonë filma shqip. Tre orë kam dëgjuar kolonën zanore të “Uhës së Shkronjave”. Ëndrra për të qenë një do të jetë deri në frymën e fundit. Ai njeri që e ndjen veten shqiptar, duhet ta ketë të ngulitur”-tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

28 nëntor shënon ngjarje të mëdha në historinë e shqiptarëve.

Përpos Ditës së Flamurit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shënon edhe lindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe daljen publike të UÇK-së.

Exit mobile version