Atleti Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë “për ta nderuar Festën e Flamurit Kombëtar”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka uruar rrugëtim të mbarë.
Postimi i tij:
“????♂️ Vrapim për Flamurin Kombëtar! ????♂️I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar! Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar”, shkroi Rama.
“????♂️Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, shtoi ai.