1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

ATK: Vetëm gjatë 2023-tës, këngëtarët kanë paguar mbi 2.7 milionë euro tatime

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje deklarimi i qarkullimit dhe tatimet e paguara nga industria e muzikës.

Sipas Murtezajt, tatimet e paguar nga këngëtarët vetëm gjatë viti 2023 janë mbi 2.7 milionë euro që është rreth 50 për qind sesa në vitin 2021.

Njëra prej sektorëve tonë e e ka identifikuar si potenciale që nuk deklarojnë, është industria e këngëtarëve. Përveç që kemi bërë monitorimin gjatë sezoneve, në të njëjtën kohë kemi bërë thirrje publike që ata me qëllim t’i shmangen ndëshkimeve. Dhe aty nuk janë përgjigj pozitivisht, u janë zhvilluar inspektime dhe kontrolle.

Ka dhënë rezultat thirrja dhe komunikimi duke shënuar rritje sikur nga aspekti i deklarimit të tyre, ku në vitin 2021 kishim vetëm 11.9 milionë euro qarkullim të deklaruar, vitin 2022 u rrit në 24 milionë më shumë 100 për qind, ndërsa në vitin 2023, 31 milionë qarkullimi i deklaruar.

Tatimet e paguara në vitin 2021 e patëm vetëm 1 milion, në 2022 u rrit 1.76 milionë pra, ndërsa në në 2023 në 2.76 milionë euro, pra secilin viti kemi rreth 50 për qind rritje”, ka thënë Murtezaj në “Debat Plus”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img