Site icon PrishtinaPress

ATK tejkalon pritshmëritë, mbledh afro 10 milionë euro më shumë

Administrata Tatimore e Kosovës ka tejkaluar planin e mbledhjes së të hyrave të rregullta. Sipas raportit, ATK ka inkasuar 6 përqind (%)  më shumë se sa që është paraparë.

Në një përgjigje për “Indeksonline” zëdhënësja e këtij institucioni financiar, Valentina Bytyqi – Sefa ka treguar se sa ka mbledhur të hyra ATK-ja për periudhën katër muajsh.

Sipas saj, vetëm për muajt Janar – 27 Prill 2018 nga të hyrat e rregullta ATK ka mbledhur 163 milion euro.

Me këtë rast, ajo thotë se nëse  krahasohet  me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar atëherë ka  rritje për 20.1 milion euro apo 14 %.

Ndërsa, Bytyqi  ka theksuar se në raport me planin janë mbledhur 9.4 milion euro apo 6 % më shumë se sa plani i paraparë.

“Mund të ju konfirmojmë se përformanca e të hyrave vazhdimisht është duke u rritur, duke marr parasysh përkushtimin e menaxhmentiti të ATK-së në zbatimin e strategjisë së përmbushjes, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit”, është shprehur Bytyqi- Sefa për “Indeksonline”.

Tutje, zyrtarja e ATK-së konsideron  se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqeshëm-marr parasysh edhe vizitat ne teren të cilat realizohen.

Sipas saj,  këto  nuk kanë karakter vetëm përmbushës por edhe edukative ( edukimi i tatimpaguesve në kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen preh e ndëshkimeve administrative).

Exit mobile version