4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

ATK “targeton” personat që kanë 1 deri në 20 milionë pasuri, do më shumë tatime nga ta, gjeni detajet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), njofton për lansimin e një projekti e cila ka për qëllim identifikimin e personave të pasur.

ATK informon se ky projekt ka qëllim të sigurojë që personat e pasur të kontribuojnë në mënyrë adekuate dhe të drejtë për financat e shtetit.

Projekti do t’i këtë katër kategori duke përfshirë personat me nga 1 deri 20 milionë euro pasuri.

“Përmes këtij projekti synohet që të reduktohet evazioni tatimor dhe të përmirësohet efikasiteti i sistemit të tatimeve për personat e pasur. Ky projekt do të sjellë transparencë, drejtësi dhe njëkohësisht do të krijojë një bazë më të qëndrueshme të burimeve për të investuar në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.Ky projekt do të siguroj që të gjithë qytetarët e Kosovës të trajtohen barabartë para  ligjit dhe të ndiejnë një angazhim të përbashkët për të kontribuar në mirëqenien e vendit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

ATK do të trajtoj personat e pasur përmes projektit specifik

Administrata Tatimore e Kosovës ka lancuar projektin më të ri për përmbushje tatimore “Personat e pasur” i cili ka për qëllim identifikimin e personave të pasur duke përdorur bazë të të dhënave në formë sistemi/platforme e cila mundëson ndërlidhjen me institucione qeveritare, jo-qeveritare, financiare me qëllim të trajtimit tatimor të kësaj kategorie, rritjen e numrit të deklarimeve dhe pagesës së tatimit nga kjo kategori e tatimpaguesve, si dhe zvogëlimi i hendekut tatimor si rezultat i mos deklarimit të të ardhurave nga personat me të ardhura të larta.

Ky projekt ka qëllim të qartë dhe të rëndësishëm: të siguroj që personat e pasur kontribuojnë në mënyrë adekuate dhe të drejtë për financat e shtetit. Fushëveprimi i këtij projekti do të jetë i shtrirë në kategorinë e personave si në vijim:

• Kategoria I – Personi, pasuria e të cilit është mbi 1 milionë euro deri në 5 milionë euro;

• Kategoria II – Personi, pasuria e të cilit është mbi 5 milionë euro deri në 10 milionë euro;

• Kategoria III – Personi, pasuria e të cilit është mbi 10 milionë euro deri në 20 milionë euro; dhe

• Kategoria IV – Personi, pasuria e të cilit është mbi 20 milionë euro.

Përmes këtij projekti synohet që të reduktohet evazioni tatimor dhe të përmirësohet efikasiteti i sistemit të tatimeve për personat e pasur. Ky projekt do të sjellë transparencë, drejtësi dhe njëkohësisht do të krijojë një bazë më të qëndrueshme të burimeve për të investuar në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Ky projekt do të siguroj që të gjithë qytetarët e Kosovës të trajtohen barabartë para  ligjit dhe të ndiejnë një angazhim të përbashkët për të kontribuar në mirëqenien e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img