Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskalë.
Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM1/2018, ka filluar nga data 1 prill 2018 dhe vazhdon deri më 30 prill 2018.
Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.
Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit. Fituesit potencial do të rimbursohen me 10% të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 euro.
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 euro, thuhet në njoftimin e ATK-së.