“Administrata Tatimore e Kosovës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar dhe të gjitha veprimet ligjore janë ndërmarrë sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar.
Në vendngjarje gjatë kontrollimit të lokacionit janë gjetur para të gatshme (cash) në vlerë prej 44,370.85 euro, para të cilat nuk janë përputhur me deklarimet që janë bërë për ATK-në. Pra, deklarimet kanë qenë shumë më të vogla se sa paraja e gjetur në lokacion.
Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar karte monedha në vlerë 38,230.00 euro, monedha metalike në vlerë 6,140.85 euro, dy laptop, fletore të punës (me të dhëna të pazareve ditore), dy usb disck, si dhe dokumentacione tjera.
Shuma e parave mbetet e sekuestruar, deri në verifikimin se a ka pasur shmangie nga tatimi.
ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800”- njofton komunikata nga ATK.