28.6 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

ATK paralajmëron bizneset: Nëse s’keni arka fiskale, ju pret ky dënim

Në Republikën e Kosovës deri më tani numri i bizneseve të fiskalizuara është 26 mijë e 393. Ndërsa sa i përket numrit të bizneseve me pajisje elektronike fiskale të instaluara është 34 mijë e 323.

Projekti i fiskalizimit është vetëm një nga shumë projekte që impleneton Administrata Tatimore e Kosovës.

Në një përgjigje për “Indeksonline”, zëdhënësja për informim e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa ka treguar se nëse një biznes nuk e ka të pajisur arkën fiskale atëherë i njëjti mund të gjobitet me qindra euro.

“Në rast se bizneset nuk i binden kërkesës, atëherë sigurisht se vendosen gjoba konform ligjit 03/L-222 përkatësisht-nenit 57-Ndëshkimi Administrativ për mos përdorim të pajisjeve Elektronike Fiskale, (Vlera e gjobës për mos pajisje me arkë fiskale është 1000 euro)”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Më tej, ATK ka sqaruar se pas shumë  aktiviteteve dhe vizitave të përditshme që bëhen nga ana e inspektorëve në teren ka paralajmëruar me kohë bizneset për obligimin që kanë të fiskalizohen sipas Ligjit për Administratën dhe Procedurat.

Ndërsa, për kontrollimin e bizneseve se a janë të fiskalizuara dhe a lëshojnë kuponë fiskal. Këtë e bëjnë Operatorët Ekonomik të cilët janë të licencuar nga ATK.

“Shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e Pajisjeve Elektronike Fiskale e bëjnë Operatorët Ekonomik të cilët janë të Licencua nga ATK. Rrjedha e fiskalizimit të bizneseve ka pasur një ngritje nga viti në vit. Inspektorët Tatimor, në vazhdën e aktiviteteve tjera të rregullta ditore, kontrollojnë bizneset se a janë të fiskalizuara dhe a lëshojnë kuponë fiskal. Kanë kaluar të gjitha afatet e përcaktuara nga ATK ashtu siç e kërkon Ligji për fiskalizim të bizneseve.

Pra, procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre), si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve ( ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme)”, ka thënë në fund ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img