Site icon PrishtinaPress

ATK nën shënjestër të Prokurorisë Speciale për keqpërdorime milionëshe

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është vënë nën shënjestrën e Prokurorisë Speciale.

Disa zyrtarë të lartë të kësaj administrate po hetohen për keqpërdorim të miliona eurove.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se Prokuroria Speciale së shpejti do të ngritë aktakuzë ndaj disa drejtorëve të ATK-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetimet kanë nisur kohë më parë pas dyshimeve të bazuara të organeve të rendit dhe tashmë disa zyrtarë janë intervistuar nga prokurorët e ngarkuar me këtë rast.

Indeksonline në ditët në vazhdim do t’iu sjell detaje rreth procesit të hetimeve.

Exit mobile version