Site icon PrishtinaPress

ATK ndryshon dokumentin, obligohen edhe Taxit të pajisen me sistem fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton tatimpaguesit se ka bërë disa plotësim / ndryshime në dokumentin ”Kërkesat Specifike, Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale”.

Këto ndryshime janë bërë në nenin “Kërkesat për Terminalin Tatimor (TT) – Transmetimi i të dhënave” dhe nenin “Sistemi Fiskal për sektorë të veçantë – TAXI”.

ATK ri-njofton të gjithë tatimpaguesit se bazuar në  Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2018 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale,   Plotësim / Ndryshim i Kërkesave Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale mund të bëheni Operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale/Sistemeve Fiskale (PEF/SF).

Pra, përmes këtij njoftimi, ftohen të gjitha kompanitë e interesuara, se mund të aplikojnë që të bëhen Operator të autorizuar të PEF/SF, për një apo më shumë modele specifike, në çdo kohë sipas kritereve të publikuara nga ATK, për Autorizim si Operator Ekonomik me të drejtë shitje, instalimi dhe mirëmbajtje të PEF/SF.

Kushtet që duhet plotësuar dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së, shkarko: Kushtet administrative për autorizim.

Aplikimin mund ta bëni edhe përmes sistemit të ATK, mirëpo kërkesa së bashku me dokumentet tjera origjinale duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e Arkivit në ATK./PrishtinaPress/

Exit mobile version