-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

ATK-ja mbledh edhe mbi 600 mijë euro borxhe nga bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur mbi 600 mijë euro borxhe nga 18 biznese.

“Angazhimi i pandërprerë i Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në trajtimin e borxheve të tatimpaguesve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me mbi 600 mijë euro të mbledhura, aksioni në fjalë është realizuar tek 18 subjekte biznesore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme thotë se mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri te konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.

Kujtojmë se në periudhën e fundit janë ndërmarr aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img