3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

ATK-ja gjobit me 41 mijë euro klubet e natës për moslëshim të kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se për 12 biznese të sektorit të klubeve të natës, është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara.

Siç njofton ATK-ja janë lëshuar 163 gjoba në vlerë 41 mijë euro, për të cilat do të iniciohen raste penale.

Sipas ATK-së këto aktivitete kanë evidentuar edhe 77 punëtorë të pa regjistruar, si dhe janë konfiskuar 7 printer jo-fiskal.

“Gjatë inspektimeve, inspektorët kanë identifikuar disa raste ku klubet e natës, restorantet dhe baret e ndryshme, nuk po i respektojnë rregullat tatimore – kryesisht në lëshimin e kuponëve fiskal. Andaj, si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 12 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara. Me këtë rast, janë lëshuar 163 gjoba në vlerë 41 mijë euro, për të cilat do të iniciohen raste penale. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 77 punëtorë të pa regjistruar, si dhe janë konfiskuar 7 printer jo-fiskal”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK bënë të ditur së këto inspektime janë bërë në përpjekje për të siguruar që këto biznese janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponëve fiskal.

Më tej thuhet ATK-ja duke pas parasysh fillimin e sezonit të verës kur shumëfishohet aktiviteti në klubet e natës, bare dhe restorante të ndryshme, ka kryer aktivitete gjatë ditëve të vikendit, tek ky sektor në disa qytete të Kosovës.Sipas ATK-së rikujtojmë të gjithë tatimpaguesit se shkeljet të tilla ligjore, ndikojnë rëndë në rritjen e ekonomisë jo-formale në treg, e cila më pas krijon pabarazi dhe konkurrencë jo të drejtë.

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img