Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, kanë treguar për Telegrafin se edhe gjatë vitit që e lamë pas kanë shqiptuar një numër të gjobave të ndryshme për tatimpaguesit të cilët kanë bërë shkelje.
Vetëm nga Gjobat vitin e kaluar ATK ka grumbulluar 700 mijë euro.
Këto gjoba ndaj tatimpaguesve, sipas ATK-së, kanë për qëllime dhe edukimin e tatimpaguesve.
“Gjatë viti 2016 për mos lëshim të kuponëve fiskal janë lëshuar 3023 gjoba mandatorë, në vlerë prej 699,550.00 euro”, ka treguar për Telegrafin zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi.