Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria e Lojërave të Fatit në ATK, në vazhdimësi është duke monitoruar subjektet të cilat merren me lojërat e fatit, në mënyrë që aktivitetet e tyre të jenë brenda kornizave të përcaktuara me Ligjin për Lojërat e Fatit.
Fillimi i vitit 2017 sipas njoftimit ka nisur me një strategji e cila nuk do të ju le hapësirë shkelësve të ligjit.
Në këtë mënyrë dje është zhvilluar edhe një tjetër aksion, në bazë të informatave të pranuara nga qytetaret, nga i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Po ashtu, janë mbyllur 3 lokale.
Aksioni është udhëhequr nga Administrata Tatimore, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.
Administrata Tatimore e Kosovës vetëm gjatë muajit Janar të vitit 2017 nga aksionet e zhvilluara ka mbyllur 22 lokale të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre nuk e kanë pasur në përputhje me ligjin përkatës.
ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit.