Site icon PrishtinaPress

ATK dhe KKRF nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje është që përmes bashkëpunimit ndërinstitucional të rritet efikasiteti, saktësia, transparenca dhe disiplina e raportimit financiar nga ana e ndërmarrjeve biznesore, të cilat sipas kërkesave ligjore të Ligjit Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, janë të obliguara që të përgatisin pasqyra financiare dhe të auditojnë ato.
Me këtë Marrëveshje mund të arrihet në mënyrë më efikase përmbyllja e ciklit të raportimit financiar, i cili cikël duhet të përfundojë në përmbushjen e obligimeve tatimore nga bizneset të cilat operojnë në Kosovë, kontribut ky i drejtpërdrejt në rritjen e besueshmërisë së pasqyrave financiare dhe inkasimit më efikas të obligimeve tatimore.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së z. Sakip Imeri dhe Kryetari i KKRF-se z. Gem Maloku pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit potencuan rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje e cila do të mundësoj lehtësira në realizimin e misionit të të dyja Institucioneve dhe u zotuan për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja.

Exit mobile version