1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

ATK dallavere me pagat e punëtorëve

Punëtorët në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), për një vit nuk i kanë marrë pagat siç u figurojnë në kontrata.
47 punëtorët, në ATK, të udhëhequr tani nga Sakip Imeri, deri në muajin korrik të vitit të kaluar mbanin pozita më të larta ndërsa paguheshin më pak, shkruan Gazeta Fjala.
Kështu ka gjetur auditori i përgjithshëm gjatë auditimit të këtij institucioni.
“Në shtatë (7) raste, kemi vërejtur se kategoria funksionale (koeficienti), në aktemërim nuk ishte në përputhje me koeficientin dhe pagën e të punësuarit në payroll”, thuhet në raportin e ZAP-it.

Mirëpo, tërë kjo sipas tyre është bërë për shkak të avancimit të stafit.
“Sipas zyrtarëve të ATK-së janë 47 raste të njëjta, ku koeficienti në kontratë nuk përputhet me pagat të cilat i marrin aktualisht këta punëtorë. Kjo ka ardhur si rezultat i avancimit të stafit për gjysmë koeficienti në maj të vitit 2014, dhe kjo gjendje ka vazhduar deri në muajin qershor 2015 ku me rishikim të buxhetit janë realizuar këto kontrata”, thuhet më tej në raport.
ATK: Pagat janë rregulluar nga korriku
Gazeta Fjala, ka kontaktuar edhe me zyrtar për informim në Administratën Tatimore të Kosovës, për të kuptuar se pse kanë ndodhur shkelje të tilla, mirëpo ata thonë se nga korriku i këtij viti kjo çështje është rregulluar.
Që i bie se deri në qershor të vitit të kaluar, punëtorët në këtë Institucion nuk janë paguar siç janë marrë vesh me punëdhënësin e tyre. Mirëpo në ATK, thonë se tani edhe u janë rritur pagat për gjysmë koficienti punëtorëve.
“47 zyrtarët e ATK-së pagat i marrin konform kontratës. Këtyre zyrtarëve ish-Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, bazuar në vlerësimin e performancës dhe kompetencave, janë rrit paga për një gjysmë koeficienti”, ka thënë për Gazetën Fjala, zyrtarja për informim në ATK, Valentina Bytyqi Sefa.
Ajo tregon se mos përmbushja e kontratave ka ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore.
“Gjatë periudhës kur ka ndodhë ky ndryshim, ATK në mungesë të mjeteve buxhetore për një periudhë të shkurtë, nuk ka mundur që t’ua ndryshojë pagën në vlerën e gjysmë koeficienti. Në muajin korrik/2015, pas rishikimit të buxhetit të gjithë këta zyrtarë kanë pranuar pagën me rritje për gjysmë koeficienti, konform kontratës”, thuhet në përgjigjën e ATK-së, dhënë Gazetës Fjala.
Derisa tani pohojnë se nuk ka më raste të tilla në ATK, sipas tyre kjo çështje është rregulluar e gjithë punëtorët i marrin pagat siç u shkruan në kontrata.
Auditori: ATK ta rregulloj punën e pagave
Në anën tjetër, zyrtarja për informim në zyrën e auditorit, Qëndresa Mulaj, ka thënë për gazetën se kjo e gjetur në raport është çështje që duhet adresuar nga ATK, por që janë vërejtur pak përmirësime.
“Ekipi gjatë auditimit ka vërejtur se në pjesën e dytë të vitit 2015, menaxhmenti i ATK-së ka ndërmarrë hapa në adresimin e rekomandimit të dhënë për këtë çështje dhe janë vërejtur përmirësime. Tani kemi filluar me auditimet e rregullsisë për vitin financiar 2016 dhe do të shikohet nëse rekomandimi është implementuar plotësisht dhe aktet e emërimit janë azhurnuar me kohë”, ka thënë Mulaj
Ndërsa në raport Auditori thotë se, mangësitë e paraqitura në aktemërime dhe kompensim të punonjësve mund tё humbin besueshmërinë ndaj kontrolleve nё ATK.
Edhe pse sipas rregullave Administrata duhet t’i përmbush rregullat e parapara me kontratë nga ndërprerja e marrëdhënies së punës deri në skadimin e kontratës një gjë të tillë nuk duket se e ka bërë.
“Sipas Aktgjykimit të datës 11 shkurt 2015 nga Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtinë, ATK-ja detyrohet t’i përmbushë gjitha obligimet ndaj paditësit (punëtor i ATK-së), të parapara me kontratë të punës të lidhur me 21.02.2004 dhe atë nga ndërprerja e marrëdhënies së punës së paditësit të datës 30.08.2006 deri në skadimin e kontratës me 31.12.2006. Obligimi duhej të përmbushej në afat prej 7 ditësh nga dita e plotë fuçish mërisë së këtij aktgjykimi. ATK, nuk e ka përmbushur detyrimin ligjor në mënyrë të vullnetshme”, thuhet më tej në raport.
Pagat nuk janë problemi i vetëm në ATK
E problemet me paga nuk duket të jenë dallaveret e vetme në këtë institucion, kjo pasi auditori ka gjetur edhe një varg shkeljesh të tjera.
Në njërën prej gjetjeve thuhet se borxhet e Administratës Tatimore, vetëm se po rriten nga viti në vit. Vetëm për vitin 2015, borxhet janë rritur për 185 milionë, e 373 mijë e 391 euro.
“Edhe më tej, trajtimi i borxheve të vjetra dhe trendi i rritjes së borxheve të reja mbetet sfidë për ATK-në. Në krahasim me vitin 2014, borxhet në vitin 2015 janë rritur për 185,373,391€. Sipas zyrtarëve të ATK-së, këtë diferencë e përbën rritja e llogarive të arkëtueshme të vitit 2015 dhe borxheve pasive të viteve të mëhershme të cilat nuk kanë qenë të pasqyruara në PVF të viteve të kaluara”, thotë e gjetura tjetër e ZAPIT, për ATK-në. /GazetaFjala/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img