Site icon PrishtinaPress

ATK: Çdo person që realizon të ardhura të tatueshme, obligohet t’i deklarojë ato

Administrata Tatimore e Kosovës ka ritheksuar se çdo person që realizon të ardhura të tatueshme është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin.

Sipas ATK-së, në mesin e këtyre personave janë edhe individët, të cilët realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers, raporton Zeri.info.

ATK-ja ka publikuar edhe një video udhëzuese për mënyrën se si duhet një individ t’i deklarojë të ardhurat.

Exit mobile version