12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

ATK brenda dy muajve ka pasur të hyra mbi 149 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, brenda këtyre dy muajve ka pasur të hyra për rreth 149.3 milionë euro.

Përmes një komunikate për media, ATK ka njoftuar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar rritje për 19.6 përqind.

“Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milion euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shohim se kemi rritje  për 24.4 milion euro apo 19.6%. Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img