Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë personat si tatimpagues dhe personat tjerë që mund të jenë institucione se bazuar në Nenin 23, paragrafin 1 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-102 dhe Nr. 04/L-223, ka anuluar Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga Sistemi Elektronik i ATK dhe ueb-faqja e ATK, gjegjësisht Vërtetimet Tatimore të gjeneruara nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Arsyeja e anulimit të këtyre Vërtetimeve Tatimore, që gjithsej janë 833 është që për shkak të një problemi teknik në një hallkë të ndërveprimit për freskimin e të dhënave në funksionin e Vërtetimit Tatimor, sistemi nuk ka arritur t’i identifikoj borxhet reale gjatë periudhës kohore nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023.
Si pasoj janë gjeneruar Vërtetime Tatimore edhe në rastet kur tatimpaguesi ka pasur detyrime të pa shlyera në ATK.
Çdo Institucion/Person i cili përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/TaxVer/ReadTaxVer verifikon Vërtetimin Tatimor të lëshuar online nga ATK në datat e lartcekura, do të pranoj njoftimin, si: “Vërtetimi tatimor me këtë numër serik është i revokuar nga ATK për arsye të një problemi teknik gjatë gjenerimit. Ky tatimpagues ka obligime të pa shlyera në ATK, dhe bazuar në Vendimin Nr. 09-06-1232 të datës 24.03.2023 të Drejtorit Ekzekutiv të ATK, ky Vërtetim Tatimor është i pavlefshëm, gjegjësisht i anuluar.”
Administrata Tatimore e Kosovës kërkon nga të gjithë personat që kanë përdorur apo që mund të përdorin Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga ATK nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023, t’i zëvendësojnë me Vërtetime Tatimore të gjeneruara përsëri nga Sistemi Elektronik i ATK apo ueb-faqja e ATK, varësisht nga statusi i personit i cili kërkon gjenerim të Vërtetimit Tatimor.
Lista e Vërtetimeve Tatimore të anuluara nga ATK është e publikuar në ueb-faqe të ATK www.atk-ks.org linku: https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2023/03/Lista-e-Ve%CC%88rtetimeve-Tatimore-te%CC%88-anuluara-nga-ATK.pdf
/PrishtinaPress/