1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Atiq thotë se u është sugjeruar shtyrja e afatit për lirimin e objekteve nga institucionet e Serbisë

Të premten e kaluar, Komuna e Mitrovicës së Veriut ka shtyrë për dy javë afatin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në Lagjen e Boshnjakëve. Lidhur me këtë, kryetari i kësaj komune, Erden Atiq thotë se vendimi nuk ka ardhur për shkak të ndonjë presioni.

Në një lidhje direkte në Tëvë 1, Atiq theksoi se nga komunikimet që kanë pasur, duke mos treguar me kë, iu është kumtuar që më e udhës do ishte ta shtyjnë vendimin, andaj edhe kanë vepruar ashtu.

Por deklaroi se këtë kërkesë nuk e kanë pasur nga Qeveria.

“Kemi pasur disa takime, i kemi vlerësuar të gjithë faktorët. Në aspektin teknik të gjitha i kemi pas të përfunduara, mirëpo e pamë të arsyeshme që të shtyhet për dy javë. Nga komunikimet që i kemi, duke mos e veçuar askënd në veçanti, na është kumtuar që kishte qenë e udhës ta shqyrtojmë edhe shtyrjen e vendimit, në formë të kërkesës, në formë të lutjes. Dhe duke i parë edhe dimensionet e tjera, kemi ardhur në këtë përfundim që të mos anulohet ky farë vendimi, mirëpo të shtyhet për dy javë ditë…nuk ka pasur kërkesë nga Qeveria”, bëri të ditur ai.

I pari i Mitrovicës së Veriut potencoi se në atë pjesë të objektit janë tre-katër institucione të cilat “edhe me marrëveshje të kamotshme të Brukselit është dashur të shuhen”.

Tutje, Atiq shtoi se janë në kontakt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, teksa bëri të ditur se nuk ka pasur ndonjë shkëputje ose ndonjë refuzim në këtë aspekt të komunikimit.

Ai theksoi se një kërkesë për shfrytëzim të objektit, pas lirimit, e kanë bërë nga Këshilli Prokurorial.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img