4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Atiq thotë se objekti i komunës mbrëmë u sulmua me granatë të fuqishme M75

Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj komunës dje gjatë mbrëmjes.

Atiq bëri të ditur se komuna e tij është sulmuar me granatë dorë M75 nga një akt terrorist i organizuar./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.

Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.

Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img