Site icon PrishtinaPress

Atiq propozon 300 euro mbështetje për fëmijët e lindur në 2024 dhe 500 euro për çiftet e reja

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka dërguar propozim vendimin për ndarjen e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 si dhe 500 eurove për çiftet e reja.

Në një postim në Facebook, Atiq shkroi se këtë propozim vendim e ka dërguar këtë të hënë në Komitetin për Politikë dhe Financa në këtë Komunë.

“Sot kam dërguar propozim vendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 € për çiftet e reja.  Ashtu siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona”, shkroi ai.

Sipas propozim vendimit, shuma e mjeteve për fëmijët do të transferohet në llogarinë bankare të nënës ndërsa për çiftet në llogari të bashkëshortes.

Exit mobile version