Dje Kuvendi mbajti një seancë mbi tetë orshe.
Në këtë seancë pati diskutime të shumta mes pozitës dhe opozitës, pika më e nxehtë në rend të ditës ishte ajo e raportimit të Kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel.
Pas kësaj ka reaguar deputeti nga radhët e VV-së, Agon Batusha, ai ka ngacmuar opozitën me mëngjes.
Batusha ka thënë se në këtë mëngjes me shi, mendjen e ka te opozita, derisa ka pyetur “Athu a u kfjellen, a janë ma mirë?!”
Sipas Batushës, Kurti është dhjetë hapa para.
“Besoj me dje përfundimisht e kanë kuptu që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para”, shkroi ai.