Site icon PrishtinaPress

Atentati në Vlorë, zbulohen detaje të reja se si autori ekzekutoi 41 vjeçarin

Ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmë në qytetin e Vlorës, ku mbeti vrarë 41-vjeçari Laert Keka.

Rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Ndër 30 personat janë familjarë e të afërm të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme.

Ata kanë deklaruar se në dijeninë e tyre veç ngjarjes së vitit 2000 nuk kanë dijeni për konflikte apo ngjarje që viktima të ketë patur lidhje. Rreth 10 personat që janë shoqëruar në komisariat kanë qenë kryesisht dëshmitar okular të cilët kanë treguar ngjarjen e plotë.

Sipas tyre makina “Audi A6” me targa italiane, me xhama të zinj kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin. Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qenë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë. Makina e ka goditur me breshëri kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej. Në fund qitësi ka dal jashtë Audit dhe është siguruar që e ka ekzekutuar.

Mbi 30 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë. Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dal nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit dyshohet në kokë. Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar, në orarin e mbrëmjes ku ka biznese dhe kamera sigurie ku e gjithë ngjarja është filmuar nga këto të fundit.

Audi më pas është larguar me shpejtësi duke dal nëpër lagje, në hyrje të qytetit, në rrugën e Lumit të Vlorës. Autorët kanë djegur në aksin Kotë Sevaster makinën dhe më pas janë larguar me një tjetër mjet duke përfituar nga zona e shkretë dhe errësira. 15 -20 minuta maksimumi ka zgjatur e gjithë ngjarja në fjalë. Policia ka ngritur postbllok policor por s’ka ende autor të dyshuar. Ende nuk ka një pistë nga policia për shkakun e kësaj vrasje.

Viktima ishte i dënuar më parë. Rreth viteve 2000 ka marr peng një kambist, teksa për t’i marr shumën e lekëve në bashkëpunim me një tjetër shtetas e ka vrarë atë. Disa vite ka qëndruar i identifikuar si autor i krimit në arrati dhe më pas në 2005 për të është dhënë vendimi i formës së prerë për ta dënuar, ku ka bërë edhe shumë vite burg pas kësaj ngjarje. Pas daljes nga burgu Keka punonte kryesisht me mjete lundruese ku në sezonin e verës bënte transport turistësh drejt Sazanit apo Karaburunit. Ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë./tch/

Exit mobile version