-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Atentati në Tiranë, Policia: Në makinën që dyshohet se i përket autorëve, u gjetën 3 armë zjarri

Një automjet tip “BMW” është gjetur i djegur plotësisht në fshatin Likmetaj, teksa forcat e policisë janë në kërkim të autorëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në “Don Bosko”, ku u vra banakierja dhe u plagosën 6 të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, brenda automjetit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga hetimet paraprake, dyshohet se automjeti është përdorur nga autorët për ngjarjen e djeshme.

Për kapjen e autorëve, janë ngritur pika kontrolli edhe në Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër. Lokali ku ndodhi ngjarja, rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, i cili është një emër i njohur në botën e krimit.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img