Site icon PrishtinaPress

Atentati ndaj Shinzo Abe/ Policia pranon ‘problemet’ e sigurisë për ish-kryeministrin

Policia në Japoni ka pranuar se ka pasur “probleme” me sigurinë për ish-kryeministrin, Shinzo Abe, derisa votuesit shkonin në kutitë e votimit.

Kreu i policisë në rajonin Nara ku u vra Abe pranoi të shtunën se kishte të meta “të pamohueshme” në sigurinë për ish-udhëheqësin.

“Unë besoj se është e pamohueshme që ka pasur probleme me masat e mbrojtjes dhe sigurisë për ish-kryeministrin Abe,” tha Tomoaki Onizuka, duke premtuar një “hetim të plotë”.

“Në të gjitha vitet që kur u bëra oficer policie në 1995…nuk ka keqardhje më të madhe, nuk ka keqardhje më të madhe se kjo”, tha ai.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, u vra të premten në një atentat derisa ishte duke duke mbajtur një fjalim elektoral. Menjëherë në vendin e ngjarjes policia e arrestoi autorin e dyshuar, Tetsuya Yamagami, 41 vjeç.

Exit mobile version