7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Gjermani

Një 25-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar një atentati në Hemshof në Gjermani. Sipas raportimeve nga policia gjermane kemi të bëjmë me një tentativë vrasje, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura më tepër detaje në lidhje me mënyrën e atentatit.

Mësohet se atentati nga të riut shqiptar ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Policia gjeti të riun të plagosur në vendin e ngjarjes dhe më pas u bë dërgimi i tij për në spital ku iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Bëhet me dije se 25-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar.

Sakaq ende nuk dihet kush janë autorët  që kanë qëlluar dhe se hetimet për këtë ngjarjeje vijojnë. Po ashtu edhe identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img