Site icon PrishtinaPress

“Atë far qeni”, “kom me ia kallëzu venin”, biznesmeni i përfshirë në projektin 55 milionësh kërcënon Bulliqin

Urim Zejnullahu, vëllau i biznesmenit Bekim Zejnullahut, i cili synonte një investim prej 55 milionë euro në Komunën e Podujevës, projekt ky që, siç raporton Insajderi, kishte hasur në pengesa nga pushteti në Podujevë, ka kërcënuar kryetarin aktual, Shpejtim Bulliqi.

Kërcënimi është bërë publikisht në Facebook.

Në njoftimin për shkarkimin që kishte bërë të marten ish-drejtori i Inspeksionit në Podujevë, Besnik Maliqi, ka komentuar edhe Urim Zejnullahu, vëllau i biznesmenit Bekim Zejnullahu.     

Ai paralamëron se “ka me ia kallëzu vendin” Bulliqit.

“I nderuar teper ke ardhur deri ketu me at far qeni ati veq bishti i falit veq kome ardh dita edhe per Bulliqin Ku kom mja kallcue venin edhe ajo shum shpejt..”

“Respekt i nderuar se koft kismet kemi met ul ne Kartrik te kryetarit! Se ati veq bishti i falit veq kome tja kput at bisht shum shpejt ati far llopuzhe!”, shkruan Urim Zejnullahu.

Ky reagim i ashpër i përfqësuesit të “Erdi R Products”, erdhi pas zhvillimeve të fundit në komunën e Podujevës. Shkarkimit të drejtorit të Inspeksionit Besnik Maliqi dhe dorëheqjes së drejtorit të Shëndetësisë, Driton Velit.

Të dy këta nga partia e Vetëvendosjes.

Për shkarkimin e Mulliqt të marten u dhanë dy arsye , në njërën anë ajo e ish-drejtorit dhe në anën tjetër e komunës së Podujevës.

Vet Maliqi tha se u pengua nga Bulliqi për të kryer punën konform ligjit, e që lidhej me ndërtimet në zonën e Orllanit.

“Ka ndodhur një orë ose dy pasi që është kryer procesi i rrënimeve të objekteve në Orllan, dy objekte më saktë. S’ka qenë veç ky problemi, ka pasur edhe tjera probleme të patejkalueshme. Ka mbindërtime, ka tendencë për pengës te inspektoratit me zhvillu punën e vet. Unë këto nuk i kam lejuar dhe ai ka vendosur për shkarkim”, tha Mulliqi për Insajderin sot.

Exit mobile version