Bayer Leverkusen dhe Atalanta kanë siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Evropës.
Skuadra gjermane ishte në disavantazh prej 0:2 nga Roma, por që arriti ta barazonte 2:2 për t’u bërë gjithashtu klubi i parë në histori të futbollit me 49 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.
Roma në fillim ishte më e mirë, me Leandro Parades që shënoi nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.
E njëjta situatë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Roma fitoi një tjetër penallti, të cilën e finalizoi sërish për mrekulli Parades.
Roma kishte rastin për ta përmbysur rezultatin, por që Lukaku dështoi t’i finalizonte disa aksione.
E kur s’u priste, në skenë doli Grimaldo që goditi për mrekulli dhe topi u devijua nga Mancini duke përfunduar në portën e “Romakëve” (82’).
Roma tentoi deri vonë që të shënonte edhe një herë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, mirëpo assesi s’ia doli t’i finalizonte.
Leverkuseni në fund arriti edhe ta ruajë rezultatin e të pamposhturit, duke barazuar me anë Josip Stanisic (90+8’).
Ndërkohë, edhe Atalanta ka avancuar në finale duke shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Marseille me rezultat 3:0.
Ademola Lookman me një goditje fantastike pas disa driblimeve i dha epërsinë Atalantas (30’).
Ishte Matteo Ruggeri që dyfishoi epërsinë me një gol nga afërsia pas një aksioni të bukur (52’).
Ndërsa, fitoren e vulosi krejt në fund El Bilal Toure duke e lënë të shtangur portierin Lopez (90+5’).