14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

“Ata po vijnë të na vrasin”, bëhet virale video e producentes afgane teksa ik prej talibanëve në Kabul

Videoja e producentes afgane Sahraa Karimi, duke ikue prej talibanëve në Kabul pasi forcat talebane morën kontrollin e qytetit gjatë fundjavës, është bërë virale.

Talibanët tashmë kanë marrë kontrollin e Afganistanit, 20 vjet pasi u përmbysën nga forcat amerikane dhe britanike, dhe me luftëtarët e tyre tashmë po patrullojnë rrugët e Kabulit.

Karimi, kërkoi ndihmë në mediat sociale, duke thënë se militantët po vijnë për të “na vrarë”.

“Talibanët hynë në Kabul, për fat të keq, dhe ne u arrestuam,” tha ajo në një video në Instagram. “Lutuni për ne.”

Në video, ajo shihet duke vrapuar nëpër qytet, frika e dukshme në sytë e saj.

Karimi gjithashtu bëri thirrje për ndihmë në rrjete sociale.

Ajo shkroi: “Talibanët rrethuan Kabulin. Unë shkova në bankë për të marrë para, ata u mbyllën dhe u evakuuan. Ende nuk mund ta besoj që kjo ka ndodhur. ”

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img