Site icon PrishtinaPress

“Ata na e prenë damarin e jetës”, BBC arrin të kontaktojë me disa banorë në Gaza

BBC ka kontaktuar me disa njerëz brenda Gazës, të cilët i kanë përshkruar bombardimet e vazhdueshme dhe kushtet e përkeqësuara atje.

Një grua, e cila ndodhet në qytetin jugor të Rafah, pasi u largua nga shtëpia e saj, tha se po jetonte me frikë, raportoi gazetarja Alice Cuddy.

“Mund të dëgjoni zhurmën e raketës, por nuk e dini saktësisht se ku po shkon apo cili është objektivi… Është një jetë me frikë. Nuk është normale”, tha ajo.

“Ata u thonë njerëzve ‘shkoni në jug’, por jugu bombardohet çdo ditë”, thotë ajo, duke iu referuar udhëzimit të Izraelit për evakuim.

Gruaja tha se kishte frikë “çdo sekondë” se do të bombardohej.

Ajo tha se ndërprerja e komunikimit të premten dhe të shtunën i ka bërë gjërat edhe më të vështira.

“Kur interneti u shkëput, ata ia prenë damarin e jetës Gazas” tha ajo. “Nuk e dini se ku po bombardojnë, nuk e dini se çfarë po bën familja juaj, ku janë vëllezërit tuaj. Ambulancat nuk e dinë se ku janë vendet që ishin bombarduar”.

Diku tjetër, në qytetin e Gazës, u dëgjuam sërish me një gazetar me të cilin arritëm të vendosnim kontakte të kufizuara dje, ndërkohë që komunikimet ishin të ndërprera, thotë gazetarja e BBC.

Ai tha se kishte “bombardime të vazhdueshme”, duke shtuar se “situata është shumë e vështirë tani”.

Exit mobile version