Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Anxhela Peristeri dhe Sinan Vllasaliu, i kanë bashkuar forcat në një projekt muzikor.
Kënga titullohet “Ata” dhe pritet të publikohet e shoqëruar me videoklip këtë të shtunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Anxhela përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Të shtunën…” ,ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, kështu duke zbuluar se tekstin e këngës e ka shkruar Fifi, ndërsa për këngën është përkujdesur Three Dots Production.