Një nga njollat më të mëdha në historinë shqiptare, padyshim që janë shqiptarët që u rreshtuan përkrahë armikut.
Të tillë kishte edhe dekadave të fundit, ku kishte shumë shqiptarë që u veshën me petkun e udbashëve, e që për këta ka folur ish i burgosuri politik, Adem Grabovci në emisionin “n’Demos”.
“Ata njerëz i kanë duartë e përlyme me gjakun e rinisë shqiptare, me që kanë fëmijët e tyre që unë i njohë disa prej tyre që janë të edukuar, por më duhet të i përmend, Qazim Mazreku, Xheladin Beqiri, për Demë Mujën të mos flasim se është një xhelat i dëshmuar, pastaj Mehmet Loci që ka përgjegjësi të madhe, se i ka torturi të rinjtë në mënyrë më çnjerëzore, është Jakup Llunqari po ashtu, serbët e kanë bo detyrën e vetë, por ma shumë të dhimbte një shuplakë e tyre se sa të gjithë torturat e serbëve”, është shprehur ai.
Përkundër shumë burgosjeve e rrahjeve, aktivistët shqiptarë nuk u ndalën në realizimin e ambicieve të tyre.
“Maksim Jasheviqi lidhet me rastin e arrestimit tim të dytë, sapo isha liru nga burgu, më ka ra një kohë e shkurtë me qëndru jashtë, as një muaj nuk ka kalu, i kam prit shokët që do të vijnë të takohem, Afrim Zhitia, Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu, dhe se dalja e të burgosurve politikë nga burgu i Pozhorecit ka qenë në mënyrë të organizuar. Pas daljes nga burgu i Afrim Zhitisë, Fadil Vatës, Bardhyl Mahmutit e të tjerëve, lëvizja e asaj kohe ka filluar të ngjallet, këta e kanë elektrizu situatën prap. Në Prishtinë i pata takuar shumicën prej aktivistëve të kohës, dhe i pyeta se si mendoni ta shpërndajmë protestën, e mora shembull Pejën, si një nga qendrat më të rëndësishme të Kosovës, ata hezitonin, dhe më thanë po me një kusht, nëse ti nuk del në ball të protestës, pasi friksohenin se do të arrestohesha sërish”, ka deklaruar Grabovci.