-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Ata e nënshkruan, ky do ta zbatojë”, reagon Latifi për pranimin e Asociacionit nga Kurti

Në lidhje me pajtimin e djeshëm në Ohër për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbi, ku në veçanti pala kosovare zotohet që “menjëherë” të nis zbatimin e Nenit 7 ku parashihet dhënia e një “niveli të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb” në përputhje me marrëveshjen e mëparshme përkatëse të Dialogut (ku përfshihet Asociacioni i Komunave të banura me shumicë serbe), ka reaguar edhe profesori universitar dhe filozofi Blerim Latifi.

“Ata [qeveritë e kaluara] e nënshkruan, ky [kryeministri Albin Kurti] do ta zbatojë”, shkroi Latifi ndërsa vlerësoi janë tetë vite (2015-2023) “të humbura kot të këtij populli”, duke nënkuptuar kundërshtimet e ashpra që janë bërë në lidhje me Asociacionin.

Por, Latifi ka edhe një këshillë. “Një urti e moçme thotë se edhe nga humbjet mund të fitohet diçka: mësimi nga gabimet. Në rastin konkret ky mësim është çlirimi i politikës nga pesha e dëmshme e demagogjive mashtruese dhe populizmit elektoral”, shkroi ai.

 

“A kemi me qenë në gjendje ta përvetësojmë e jetësojmë këtë mësim? Nuk e di”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img