9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Përparim Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka pushuar hetimet ndaj tre zyrtareve për shërbime sociale në komunë e Prishtinës, Fadil Aliu, Vehbi Mujku dhe Valbona Makiqi.

Rama tha se hetimet janë shuar me arsyetimin se nuk ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale.

Ai tha se edhe në këtë rast ka fituar drejtësia.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet ndaj zyrtarëve komunal Fadil Aliu, Vehbi Mujku dhe Valbona Makiqi. Hetimet janë pushuar me arsyetimin sepse nuk ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale.  Fadili, Vehbiu e Valbona u ndaluan nga policia dhe u morën në mbajtje padrejtësisht me 08 shtator 2023, si rezultat i një kallëzimi penal të bërë nga Ministrja e Drejtësisë. Shumë eksponentë politik tentuan të shfrytëzojnë këtë ndalim të padrejtë për kauzat e tyre politike, duke tentuar të njollosin imazhin e zyrtarëve tonë dhe për ta goditur qeverisjen tonë në Kryeqytet. Por edhe në këtë rast sikur në rastin e stopimit të ndërtimit të Rrugës “Jim Xhema”, ata dështuan, drejtësia fitoi. Ne do të vazhdojmë me punë për të mirën e qytetarëve të Kryeqytetit dhe nuk do të ndalemi”, ka shkruar Rama në një postim në “Facebook”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img