18.9 C
Pristina
Wednesday, July 3, 2024

Buy now

spot_img

Asus prezanton laptopin e parë me ekran të palosshëm

Asus ka lansuar Zenbook 17 Fold OLED, një laptop me një ekran të palosshëm. Pajisja ka një ekran OLED me prekje 17.3 inç të palosshëm.

Kompania thotë se ekrani me prekje paloset në një madhësi kompakte 12,5 inç, duke e bërë atë më të vogël se një fletë letre fotokopjuese për ta mbajtur në çantë.

Laptopi pritet të dalë në treg për një çmim 3,499 dollarë. Zenbook 17 Fold OLED u jep përdoruesve dy madhësi të ekranit OLED në një pajisje – një ekran të madh me prekje 17,3 inç 2,5K që paloset në mes. Kur mbyllet plotësisht, është një pajisje portative 12,5 inç që është më e vogël se një fletë letre fotokopjuese.

Kur shpaloset, përdoruesit mund ta ndajnë gjithashtu ekranin në segmente që secili shfaq aplikacione të ndryshme – për shembull, Excel, Outlook dhe Google Chrome. Zenbook 17 Fold OLED u zbulua për herë të parë në janar në CES 2022 në Las Vegas, por Asus e ka lansuar zyrtarisht pajisjen në IFA Berlin./Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img