-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Astrit Haraqija për Vetëvendosjen: Është pjellë e PDK-së dhe SHIK-ut

Si një ndër anëtarët më të vjetër të LDK-së, Astrit Haraqija ka thënë se partia e tij i ka kaluar të gjitha sfidat dhe s’ka kush që e rrëzon.

“LDK është parti e shtetit dhe jo e bajraktarëve. Ajo është gardiani i shtetit të Kosovës që ka shtyrë përpara proceset më të rëndësishme të vendit. Edhe sot po e udhëheq kryeministrinë. Pa LDK s’ka shtet”.

Haraqija ka kritikuar partitë tjera se pa krerët e tyre nuk mund të mbijetojnë.

“Vetëvendosje është pjellë e PDK-së dhe SHIK-ut. Pa Albin Kurtin kjo parti s’do të ekzistojë. Njëjtë edhe AAK-ja nëse s’është Ramush Haradinaj, s’do të ishte. PDK-ja ka humbur në hapësirë”.

Ndërkaq, mungesën e Vjosa Osmanit në LDK në zgjedhjet e reja, Haraqija s’e sheh hiç problem.

“Nëse s’është Vjosa a dojmë me vdekë a? LDK ka pasë thyerje vazhdimisht. Pakënaqësi ka vazhdimisht dhe ata që marrin më së shumti pushtet në momentin që s’e kanë tërhiqen. Nëse LDK i ndez motorët s’do ta thyejë kush”, tha ai në Klan Kosova.

Haraqija ka thënë se beson që do të jetë në listën për deputet të LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img