Prodhuesi britanik e ka prezantuar veturën e re.
Bëhet fjalë për serinë Aston Martin DB12 Volante, “pa çati”.
Shpejtësia maksimale e kësaj serie është 325 km/h.
“Bisha” ka një motor tejet të fuqishëm prej 680 kuajfuqish.
Gjigandi britanik duket se “fluturon”, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrijnë për 3.7 sekonda.
Një seri para kësaj, DB12 Coupe, para disa muajsh u prezantua nga piloti i Formula 1, Fernando Alonso.