Qeveria e Kosovës iu rikthye angazhimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me paqartësi rreth emërimit dhe legjitimimit të ekipit menaxhues për draftimin e statutit.
Procesi për themelimin e Asociacionit ka nisur, megjithëse Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkelje të Kushtetutës në të gjithë kapitujt e Marrëveshjes së parimeve, shkruan sot Koha Ditore.
Krahas Marrëveshjes së demarkacionit, në opozitë kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis as me Asociacion.
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për “Kohën Ditore” se kontradiktat rreth ekipit menaxhues konfirmojnë startin e mbrapshtë të këtij procesi.
Puna rreth Asociacionit ka nisur pa u sqaruar nëse udhërrëfyes do të jetë aktgjykimi i Kushtetueses.