1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Asociacioni kusht për Këshillin e Evropës? Macroni e Scholzi në linjë të njëjtë në bisedat me Kurtin

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – një thirrje e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën duket se po shndërrohet në një lloj kushti për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, vendimin përfundimtar për Kosovën pritet ta marrë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.

Javët e fundit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ishin ata që i kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, krijimin e Asociacionit dhe marrjen e hapave konkrete lidhur me këtë çështje. 

I fundit ishte kancelari gjerman, i cili ka biseduar me Kurtin përmes telefonit, ku mes tjerash thuhet se është theksuar “mbështetja e qeverisë gjermane për integrimin evropian të Kosovës dhe rëndësia e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”.

Scholz ka nënvizuar rëndësinë e hapave që duhet të ndërmerren për themelimin e Asociacionit.

Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.”

Ndërsa presidenti Macron, i cili po ashtu ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti, të zhvilluar më 23 prill, ka thënë se Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Themelimi i Asociacionit ka qenë vazhdimisht kërkesë edhe e vendeve të tjera të grupit QUINT, që, pos Francës e Gjermanisë, përfshijnë edhe SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë.

Kujtojmë se zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, më 17 prill ka deklaruar se themelimi i Asociacionit nuk është parakusht për pranimin e Kosovës në KiE, por shtoi se ai është pjesë e listës së zotimeve në kuadër të raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img