-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Asociacioni kusht i Kosovës për të ardhmen evropiane, thotë BE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dje në një konferencë ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, themelimin e të cilit ai e quajti si kërkesë dhe obligim të kahmotshëm për Kosovën.

Ai u shpreh se nëse Kosova nuk e realizon këtë gjë, sipas tij, nuk është një sinjal pozitiv për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është një kërkesë e kahershme, obligim i kahershëm nga ana e Kosovës, kështu që duhet të realizohet urgjentisht”.

“Nëse Kosova nuk arrin ta realizojë këtë, atëherë nuk do të shihet si një shenjë pozitive e vullnetit për të vazhduar rrugën e normalizimit, e cila tani është e lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën e saj të anëtarësimit në BE”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img