Asociacioni i Komunave të Kosovës mban takimin urgjent të Këshillin e Kryetarëve, pas ndaljes së pagave për grevistët.
“Bordi i AKK-së mban takimin urgjent të Këshillin e Kryetarëve, në takimin e Këshillit të Kryetarëve do të diskutohet tema: Situata e fundit rreth mos-ekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale”, njofton Asociacioni i Komunave të Kosovës. /Prishtinapress/