1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Asociacioni i Komunave mban takim urgjent, kritikon MF-në për mosekzekutim të pagave

Asociacioni i Komunave të Kosovës po mban një takim urgjent, pasi Ministria e Financave nuk ka ekzekutuar pagat për sektorin publikë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se si kryetar komunash, kanë pritur që Qeveria të mundësonte që më 1 shtator të fillonte mësimi, por se ka munguar komunikimi dhe dialogu.

“Nga sot, nga këtu apelojmë që të gjenden të gjitha rrugët që të zhvillohet dialogu mes Qeverisë dhe BSPK-së, në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe greva të përfundojë, dhe që të gjitha institucionet të kthehen në normalitetin dhe punën e tyre”, tha Aliu.

Në këtë takim foli edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tha se duhet të paditen përgjegjësit për mosekzekutim të pagave.

“Duhet padi për përgjegjësit që nuk i kanë ekzekutuar pagat. Qeveria nuk do të guxojë të mos ekzekutojë pagat, sepse ne nuk kemi dorëzuar lista në Qeveri, e as që na ka thënë të dorëzojmë lista”, u shpreh Lladrovci.

Megjithatë, Lladrovci tha se i kanë treguar Qeverisë se nuk mund t’i dorëzojnë listat, pasi vetë zyrtari që i bën listat është në grevë.

Edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se mesazhi i tij dhe i kolegëve të tij duhet të jetë që Qeveria dhe BSPK të ulen sa më parë dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën./Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img