5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Asociacioni dhe ura e Mitrovicës, tema të diskutimit sot në Bruksel

Dje ka vazhduar dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin e sotëm janë diskutuar marrëveshjet për lirinë e Lëvizjes, Drejtësia dhe IBM.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

“Avni Arifi e Marko Gjuriq diskutuan sot në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, drejtësinë e IBM”, ka shkruar ajo.

Kocijançiq tutje ka bërë të ditur se sot do të diskutohet për Energjinë, Asociacionin dhe Urën në Mitrovicë.

“Diskutimet vazhdojnë nesër me bashkësinë e komunave me shumicë serbe, Energjinë, urën e Mitrovivës. Atmosfera është konstruktive, dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete”, ka thënë.

Ndryshe, normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kusht kryesor për integrimin e dy shteteve drejt BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img