-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Asociacionet e biznesit kërkojnë harmonizim të tarifave të energjisë verë-dimër

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, i kryesuar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Në këtë takim ishin të pranishëm ministrat Blerand Stavileci e Valon Murati, përfaqësues të Asociacioneve të biznesit, të Zyrës së Rregullatorit për Energji, KEDS-it, kryetari i Komisionit Parlamentar për Tregti, Industri dhe Zhvillim Ekonomi, Muhamet Mustafa, si dhe përfaqësues të tjerë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim është ngritur çështja e furnizimit me energji elektrike dhe tarifat e larta, si dhe largimi i maksigrafit, pasi nga Asociacionet e biznesit është cilësuar si i panevojshëm, meqë bizneset po detyrohen të paguajnë një sasi të energjisë elektrike të cilën nuk e shpenzojnë.

Kelmendi, tha se furnizimi në sasi, cilësi dhe në rregullsi është obligim dhe përgjegjësi e KEDS-it për të gjitha linjat për të cilat ka paraqitur para ZRrE-së se i ka kryer investimet obligative.

“Të gjitha dëmet që u shkaktohen akterëve ekonomik dhe të tjerëve në këtë çështje duhet të jenë përgjegjësi e KEDS-it”, tha Kelmendi, duke theksuar se çmimi tarifor duhet të trajtohet me legjislacionin ekzistues dhe çmimi të jetë ai që e përcakton mirë dhe qartë vlerën pa marrë parasysh çështjen e tarifës verë-dimër.

Ai më tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës dëshiron që akterët të kenë prodhim kontinual dhe me çmime të njëtrajtshme, në mënyrë që të jenë konkurrues në tregun vendor dhe tregun e eksportit.

“Ftoj të gjitha ministritë që të nisin iniciativa për ndryshim-plotësimit e Ligjeve ekzistuese që avancojnë zhvillimin ekonomik, e në veçanti sa i përket energjisë elektrike”, tha Kelmendi.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se gjatë dy viteve të fundit Qeveria ka bërë reforma substanciale sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit, duke përfshirë përmirësimin e politikave fiskale me të cilin po vazhdojmë edhe më tutje, eliminimin e burokracisë, qasjen në financa përmes Fondit për Garanci Kreditore, promovimit të produkteve vendore dhe mbështetjes së ndërmarrjeve për ngritje të cilësisë, ndërtimit të zonave ekonomike, thjeshtësim të procedurave për marrjen e lejeve dhe licencave, eliminim të disa taksave dhe zbritje të disa tjerave për të gjitha shërbimet që ofrojnë institucionet e nivelit qendror dhe lokal për gjitha bizneset, me qëllim që të nxisim zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Qeveria ka marrë masa edhe sa i përket edhe furnizimit stabil me energji elektrike. Ne e dimë që energjia elektrike është parakusht për zhvillim ekonomik. Situata me furnizim është më e mirë se e para disa viteve, megjithatë ne kemi konsideruar se me disa masa të shpejta këtu ka hapësirë për përmirësim”, tha Bajrami.

Duke folur për çështjen e maksigrafit, Bajrami tha se Asociacionet e biznesit besojnë se maksigrafi është i panevojshëm sot dhe duhet të largohet sepse bënë bizneset që të paguajnë një sasi të energjisë elektrike e cila nuk shpenzohet.

“Çështje tjetër që është ngritur janë çështja e tarifave verë-dimër dhe çështja e diferencës së tarifave në mes të ekonomisë familjare dhe industrisë. Asociacionet e biznesit kanë kërkuar që të shkojmë drejt harmonizimit të këtyre tarifave në mënyrë që bizneset të paguajnë të njëjtin çmim sikur gjatë sezonit të dimrit edhe gjatë sezonit të verës, për shkak se ato nuk rrisin konsumin gjatë dimrit”, tha Bajrami.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Stavileci, tha se krahasuar me periudhat e kaluara distribuimi dhe furnizimi me energji ka qenë më i mirë.

“Por, natyrisht mbesin edhe disa brenga dhe shqetësime edhe nga komuniteti i bizneseve, por edhe nga qytetarët, ku më shumë ka arsye objektive, sepse nganjëherë ekzistojnë këto probleme dhe këto shqetësime”, tha Stavileci, duke theksuar se po punohet që të zgjidhet problemi më i madh, ai i projektit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Pas çështjeve dhe diskutimeve të ngritura nga përfaqësuesit e ZRrE-së, KEDS-it dhe asociacioneve tjera të biznesit, Bajrami tha se zhvillimi ekonomik nuk mund të mbetet peng i askujt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img